Prej disa muajsh e gjithë media shkruajtën për Loredana Zefin dhe skemën e mashtrimit që thuhet se ajo ka bërë ndaj një çifti zviceran. Çdo ditë dalin fakte të reja lidhur me ngjarjen dhe mbi këngëtaren vazhdojnë të rëndojnë akuzat e rënda.
E gjithë kjo situatë ka ndikuar edhe në karrierën e këngëtares, e cila disa kohë më parë njoftoi se do të anulonte koncertet e planifikuara për këtë verë, por më pas ajo ka dhënë lajmin e mire se do të ishte e pranishme në të gjithë koncertet e saj vetëm prej fansave të cilët e mbështesin për çdo gjë.
Mozzik, Loredana dhe Getinjo do performonin ditën e djeshme në Velipojë, por koncerti është anuluar dhe këtë e ka njoftuar vetë Mozziku përmes një postimi në rrjetet sociale.
Reperi bën të ditur se shkaku i anulimit të koncertit është bërë shëndeti. Mozzik nuk zbuloi se cili prej tyre ka probleme me shëndetin duke mos dhënë më shumë detaje.
Mozzik i kërkoi falje të gjithëve dhe premtoi se do mbajnë një koncert tjetër së shpejti.
“Velipoja për shkaqe shëndetësore nuk po mundemi që sonte të jemi në Avatar. Ju kërkojmë falje shumë, por gjëra që ndodhin. Shihemi së shpejti. Faleminderit për mirëkuptimin”- shkruan Mozzik.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.