Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka bërë të ditur se i ka thirrur për një takim urgjent në Bruksel, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për të gjetur një rrugëdalje për situatën e tensionuar.
Borrell në një postim në Twitter, ka thënë se duhet deeskalim i menjëhershëm i situatës në veri dhe zgjedhje të reja, me pjesëmarrjen e serbëve në to, shkruan gazeta onlëine Reporteri.net.
“E kam thirrur presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel për takime urgjente për të gjetur një rrugëdalje nga kriza aktuale.
Ne kemi nevojë për deeskalim të menjëhershëm dhe zgjedhje të reja në veri me pjesëmarrjen e serbëve. Kjo është parësore për rajonin dhe BE-në”, shkruan Borrell.
I have called the leaders of Serbia @predsednikrs & Kosovo @albinkurti to Brussels for urgent meetings to find the way out of the current crisis
We need immediate de-escalation & new elections in the north with participation of Kosovo Serbs. This is paramount for the region & EU
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) June 22, 2023
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pranuar të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq bë Bruksel, derisa ky i fundit ka refuzuar këtë takim duke vendosur kushte.
Data e takimit nuk dihet. Emisarët e SHBA-së dhe BE-së, Gabriel Escobar e Miroslav Lajçak paralajmëruan pasoja për cilëndo palë që refuzon një takim të nivelit të lartë. /Reporteri.net/