Luana Vjollca tërheq gjithnjë vëmendjen me fotot që poston në rrjete sociale dhe kështu ka ndodhur edhe sot me setin e ri fotografik.
Këngëtarja shfaqej si sirenë, duke pozuar e lagur dhe me veshje transparente.
“Shpirti i një sirene”, shkruante Luana në fotot për të cilat u komplimentua shumë.
Pas atyre ku tregonte vetëm fytyrën, këngëtarja pak më parë postoi edhe një tjetër foto nga seti i ri fotografik, por këtë herë duke na treguar të gjithë trupin.
Pikërisht te kjo foto vihet re qartë barku i rrumbullakosur i Luanës. Duke qenë se ajo është shfaqur gjithnjë në super formë, fansat kanë nisur të aludojnë se Luana është shtatzënë.
Kujtojmë që prej disa vitesh, këngëtarja është në një lidhje me biznesmenin Krenar Çoçajn.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.