×
  • Lajme
  • Lajme

    Duda Balje jep detaje të përleshjes në Kuvend: Besniku ka gjuajt shishe me ujë në Mërgimin

    Reporteri
    13 Korrik 2023 | 13:52

    Deputetja Duda Balje, në një prononcim për medie tha se e ka parë zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi duke e goditur me shishe deputetin e PDK-së, Mërgim Lushtakun.

    Ajo ka thënë se nga zyrtarët që janë sulmuar që ka parë ajo është ministri i Financave, Hekuran Murati dhe ajo e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, raporton Ekonomia Online.

    “Kam pa Ministrin e Financave dhe Albulena. Ata janë brenda. Unë mendoj se Besniku ka gjujt shishe me ujë në Mërgimin, nuk jam e sigurt për këtë. Mirë janë, krejt janë brenda”, ka thënë ajo.

    “Vetë nuk dojnë me dalë. Qe unë dola. Krejt çka ka ndodh, ka ndodh brenda”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!