Partia Demokratike në një konferencë për media nga holli i Kuvendit, ka thënë se deputetët e kësaj partie u sulmuan nga ministrat e Kurtit.
Nga PDK kanë thënë se aksioni i tyre ishte demokratik, e aspak i dhunshëm, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Përballë skandalit më të madh në Kosovë aferës “Zdravo” në vend të llogaridhënies ne u dhunuam.
Deputetët e PDK-së erdhën sot në Kuvend për të kryer detyrën e zakonshme. Aksioni ynë simbolik, dhe jo i dhunshëm, irritoi Bislimin i cili më pas sulmoi me shishe. Ne ishim aty për të kryer obligimin tonë si deputet.
Ky pushtet duket se nuk e duron të vërtetën të cilën e ka shtrembëruar sa ka qenë në opozitë”, ka thënë deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha.
Ndërkaq, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku i përfshirë në rrahje, tha se kishte një sulm të koordinuar ndaj tij nga ministrat e VV-së.
Ai tha se do të ushtrojë padi ndaj Besnik Bislimit, Hekuran Muratit e Albulena Haxhiut.
Edhe pse mundohen me na ndalë fjalën e lirë, nuk do të mundet sepse dëshmorët e kombit kanë rënë për këtë liri. Si aksion politik, si PDK çfarë e pate edhe ju. Në këtë frymë nuk e kemi pritë që një zv.kryeministër të dhunojë demokracinë dhe të sulmojë. Shihet qartë që edhe Albulena Haxhiu ka ardhë me tentim për të më shtyrë, pastaj edhe Murati i cili ishte me një mjet të fortë. Pas kësaj edhe unë natyrisht kam reagu. Unë do të padisë këta ministra.
Ishte një sulm i koordinim dhe jo vetëm një shishe. Ata kanë qenë të gatshëm me vepru në çdo formë. Nuk ka logjikë të sulmohet nga një zv/kryeministër aksioni demokratik”, u shpreh Lushtaku. /Reporteri.net/