×
  • Lajme
  • Lajme / Tensionet në Kuvend

    “Rundi i dytë”, gjatë kacafytjes, Adriana Matoshi ‘e relakson’ pak situatën

    Reporteri
    13 Korrik 2023 | 17:39

    Në Kuvendin e Kosovës, pati tensione edhe pas rikthimit në sallë, pas disa orë ndërprerje për shkak të një përleshje fizike që ndodhi në mesditë mes pjesëtarëve të Qeverisë Kurti dhe deputetëve të PDK-së.

    Situata pas rikthimit esklaoi, pasi deputetët e PDK-së nuk pranuar propozimin e Kryeparlamentarit Glauk Konjufca që të tejkalohet diskutimi i mëhershëm që çoi në përleshje, e që kishte të bënte me audio-incizimet e bisedave të Mimoza Kusarit të LV-së me Slavko Simiqin e Listës Serbe.

    Derisa sigurimi e ka rrethuar Kryeministrin dhe deputetë të pozitës dhe opozitës po qëndrojnë para foltores, me përplasje mes vete, deputetja Adriana Matoshi e ka shtensionuar për pak situatën me një fletë të bardhë ku shkruante “Rundi i dytë”.

    Aktorja ka dalë duke e endur përpara turmës së krijuar te foltorja dhe e ka kthyer atë edhe kah deputetët që po qëndrojnë te ulëset e tyre.

    Edhe më herët sot, gjatë një ndërprerjeje të seancës, deputetja Matoshi është parë e relaksuar në vendin e saj, duke qeshur e folur me pak kolegë që s’kishin shkuar te foltorja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!