×
  • Lajme
  • Lajme / Telekomunikim

    Bie IPKO, klientët ankohen se telefonia mobile nuk po ka valë

    Reporteri
    27 Korrik 2023 | 16:35

    Kompania e telekomunikimeve, IPKO, ka disa minuta që po paraqet probleme me valët. 

    Në rrjetet sociale, klientët e saj, po ankohen se valët e IPKO’s janë jashtë funksionit dhe se poseduesit e numrave të këtij operatori nuk po arrijnë të komunikojnë me telefon, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Kompania ende nuk ka dalë me njoftim për konsumatorët e saj për këtë shkëputje të valëve, ndonëse në rajone të ndryshme të vendit, mësohet se ndërprerja e valëve ka rreth më shumë se 1 orë, dhe po vazhdon ende.

    Lajmi në Zhvillim
    IPKO del me njoftim pasi klientët e saj mbeten pa valë në telefon
    27 Korrik, 2023 - 17:03

    Kompania e telekomunikimeve, IPKO, ka dal me një njoftim pas dështimit për ofrimin e valëve tek klientët e saj të telefonisë mobile.

    Sipas IPKO, përdoruesit e telefonisë së saj, “po hasin probleme me shërbimet në rrjetin tonë celular për shkak të dështimeve të disa lidhjeve ndërkombëtare”.

    “Jini të sigurt se ekipet tona, së bashku me partnerët ndërkombëtarë, po punojnë intensivisht për zgjidhjen e problemit sa më shpejt të jetë e mundur. Kërkojmë ndjesë për shqetësimin. Faleminderit për durimin tuaj”, thotë njoftimi i IPKO’s.

    Shpërndaje:
    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!