×
  • Lajme
  • Lajme / Beteja e medias

    Kusari përshkruan kronologjinë e tentativës së pushtetit për ta mbyllur Klan Kosovën

    Reporteri
    02 Gusht 2023 | 10:39

    Juristja e fushës së medias, Flutura Kusari ka përmbledhur komplet kronologjinë e tentativës për mbylljen e Klan Kosovës.

    Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

    Kusari ka listuar një listë të datave ku ka përshkruar kronologjia e tentativës për të mbyllur televizionin Klan Kosova.

    Më poshtë gjeni të plotë postimin e Kusarit:

    Kronologjia e tentativës për të mbyllur televizionin Klan Kosova

    𝟏𝟒 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟑 – ARBK vendosë të pezullojë certifikatën e biznesit të medias Klan Kosova

    𝟏𝟓 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟑 – ARBK korrekton vendimin e parë për shkak se titulli i ligjit ishte gabim

    𝟏𝟔 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟑 – KPM, në mbledhjen e saj të rregullt, kërkon nga Klan Kosova të ofrojë dokumentacionin e nevojshëm për mbajtje të licenses

    𝟐𝟎 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟑 – Klan Kosova përditëson certifikatën e biznesit në Maqedoni

    𝟐𝟏 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟑 – Klan Kosova dorëzon certifikatën e përditësuar në ARBK

    𝟐𝟏 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟑 – ARBK pranon dokumentin e përditësuar dhe me të drejtë anulon vendimin e datës 14 qershor 2023

    𝟐𝟏 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟑 – Klan Kosova informohet zyrtarisht nga ARBK që certifikata e biznesit të tyre është në rregull

    𝟐𝟏 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟑 – Ministrja e MINT suspendon nga puna drejtoren e ARBK-së që ka pranuar dokumentet e përditësuara të Klan Kosova

    𝟐𝟏 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟑 – Ministrja e MINT e bën ushtrues drejtore në ARBK motren e deputetit të VV-së

    𝟐𝟏 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟑 – U.D e ARBK anulon vendimin për të anuluar vendimin e datës 14 qershor (pra e anulon vendimin e ish drejtores së ARBK)

    𝟐𝟐 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟑 – Vendimi për anulimin i komunikohet Klan Kosova

    𝟐𝟗 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟑 – Klan Kosova ushtron ankesë kundër vendimit të datës 14 dhe 15 qershor pranë Komisionit per Shqyrtimin e Ankesave per Regjistrimin e Bizneseve, përbërjen e të cilit e cakton ministrja. Komisioni duhej të vendoste brenda dy javësh.

    𝟏𝟏 𝐤𝐨𝐫𝐫𝐢𝐤 𝟐𝟎𝟐𝟑 – Komisioni shtyn afatin edhe për dy javë të tjera

    𝟐𝟖 𝐤𝐨𝐫𝐫𝐢𝐤 𝟐𝟎𝟐𝟑 – Komisioni vendosë të refuzojë ankesën e Klan Kosova

    𝟑𝟏 𝐤𝐨𝐫𝐫𝐢𝐤 𝟐𝟎𝟐𝟑 – në një protestë mbresëlënëse, qindra gazetarë, punëtorë të medias, aktivistë dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare protestojnë kundër mbylljes së Klan Kosova dhe për liri të medias

    𝟑𝟏 𝐤𝐨𝐫𝐫𝐢𝐤 𝟐𝟎𝟐𝟑- Klan Kosova i drejtohet Gjykatës Komerciale me a) padi për konflikt administrativ dhe b) propozim për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të MINT që quhet masë e sigurisë. (shpjegimet e procedurave i bej me vone)

    𝟒 𝐠𝐮𝐬𝐡𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟑 – Gjykata Komerciale duhet të vendosë deri më së largu 4 gusht për masën e sigurisë.

    𝟏𝟒 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟑 – 𝟐 𝐠𝐮𝐬𝐡𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟑 – kundër vendimit reagojnë aktivistë, organizata vendore dhe ndërkombëtare/globale, përfshirë shtetet e Quint.

    ARBK – Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës

    MINT – Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë

    KPM – Komisioni i Pavarur për Media.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!