×
  • Lajme
  • Lajme / Fokusi i medias britanike

    “The Telegraph” shkruan për letrën e rëndësishme për Kosovën: “Perëndimi duhet ta ruajë aleatin e tij ballkanik”

    Reporteri
    07 Gusht 2023 | 12:13

    Letra e fuqishme në përmbajtje dërguar dje në Departament të Shtetit dhe në Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë të BE’së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, nga dhjetëra kryetarë komisionesh për marrëdhënie me jashtë të shteteve perëndimore, ka bërë bujë edhe në mediat ndërkombëtare.

    Tashmë edhe media prestigjioze britanike si “The Telegraph” ka raportuar gjerësisht për të.

    Media britantike qysh në titull e shtron përmbajtjen e saj si “Perëndimi duhet ta mbrojë Kosovën nga Serbia dhe Rusia, paralajmërojnë politikanë të lartë” derisa në paragraf të parë e jep si “Perëndimi po dështon të ruajë Kosovën nga agresioni serb dhe rus për shkak të politikave të saj naive dhe dhe të anshme, kanë paralajmëruaj politikanë të lartë nga Britania dhe Shtetet e Bashkuara”.

    “Në një letër të ndarë me ‘The Telegraph’, ata thonë se qasja e Perëndimit ndaj shtet-ndërtimit në Kosovë ka ‘të meta’ dhe do të lë aleatin ballkanik të tyre të cenueshëm”.

    Letra, siç thonë ata, i është drejtuar James Cleverly-t, Ministrit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, Anthony Blinken, Sekretarit amerikan të Shtetit dhe Josep Borrell-it, shefit të politikës së jashtme të BE-së.

    Deputetja britanike për letrën e politikanëve drejtuar SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe: Duam rrugë euroatlantike si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!