×
  • Lajme
  • Lajme / Vizita e kryeministrit

    Kurti sot për vizitë në Tetovë e Shkup, kjo është agjenda

    Reporteri
    11 Gusht 2023 | 8:55

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të qëndrojë për vizitë në qytetet e Tetovës dhe Shkupit, ku do të realizojë takim me përfaqësuesit e Komunës së Tetovës dhe Çairit.

    Në Shkup kryeministri Kurti, siç njoftojnë nga Komuna e Çairit, në ora 14:30 do të bëjë përurimin e rrugës me ermin Adem Demaçi .

    Edhe nga Komuna e Tetovës kanë publikuar agjendën e vizitës së kryeministrit Kurti në qytetin e Tetovës.

    16:00 – Arritja në komunën e Tetovës

    16:00-16:15 – Takimi me kryetarin e komunës së Tetovës në zyrë.

    17:00 – Arritja në rrugën e fshatit Vicë në Tetovë.

    17:30-17:45 – Fshati Vicë – Deklaratë për media e kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Tetovës Bilall Kasami.

    20:30 – 22:00 – Koncert kushtuar ardhjes së kryeministrit Albin Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!