Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona në veri.
Rasti ka ndodhur në brezin kufitar, fshati Kovaç, ku pesë të arrestuarit janë të dyshuar për kontrabandim me mallra dhe sulm ndaj personit zyrtar, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Njëri prej të dyshuarve ka ikur në drejtim të panjohur, thotë Policia e Kosovës. Ndër të arrestuarit është edhe Besim Zeqiri, i njohur me nofkën “Kaça”.
Kush është “Kaça”, bosi shqiptar i kontrabandës në veri i arrestuar sot
Gjatë arrestimit të pesë të dyshuarve, Policia është detyruar të përdorë edhe armë.
“Për vënë situatën nën kontroll, për të evituar sulmin e mëtejmë dhe për të eliminuar çdo rrezik të mundshëm ndaj zyrtarëve policorë, janë përdorur pajisjet zyrtare konkretisht armët e zjarrit nga zyrtarët policorë të përfshirë në këtë rast”, bën të ditur komunikata.
Tutje, në këtë operacion janë sekuestruar katër vetura, ku në njërën prej tyre janë gjetur cigare që dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia.
Rasti është duke u trajtuar nga hetuesit e Drejtorisë Rajonale Veriu, në koordinim me organet tjera kompetente. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.