Loredana dhe Mozzik përveç një dyshe që jo shumë muaj më parë u përfolën për përfshirje në një skandal mashtrimi dhe vjedhje parash, po dalin të jenë edhe një nga dyshet më të suksesshme kur vjen puna tek muzika.
Bashkëpunimi i tyre më i fundit i titulluar “Eiskalt” është kthyer në një hit- të vërtetë dhe jo në vendet ku dy reperët zakonisht kanë sukses, Kosovë, Shqipëri e Zvicër, por tashmë në Gjermani.
Kënga e tyre po radhitet si kënga e dytë më e pëlqyer në Gjermani, sipas MTV-së, e cila publikon chartin zyrtarë të 100 këngëve më të pëlqyera në këtë shtet, shkruan Reporteri.net.
Në vendin e parë të top listës së kësja jave është bashkëpunimi ‘Senorita’ i Shawn Mendes me Camila Cabello. Pastaj radhitet dyshja çift nga Kosova, e pas tyre ish fituesi i DSDS, Pietro Lombardi me ‘Macarena’. /Reporteri.net/.
