Gjatë ditës së sotme reperi problematik shqiptar Arkimed Lushaj, i njohur Stresi, i cili njihet për skandalet e shumta dhe të vazhdueshme është përfshirë në një aksident komunikacioni në Prishtinë.
Reporteri.net raportoi gjatë ditës se Stresi me veturën e tij ka aksidentuar një këmbësore tek “Qafa” në Prishtinë, ndërkohë që ajo ishte duke kaluar në vijat e bardha.
Në fotot e siguruara, Stresi shihet i rrethuar nga Policia.
Reperi problematik është munduar të demantojë lajmin duke thënë se bëhej fjalë vetëm për një kontroll rutinor nga Policia e Kosovës, dhe kishte rastisur që mes veturave të tjera të ndalohej edhe ajo e tij.
“Ky është aksion policor blic dhe jo aksident, ju lutem mediave pak më mirë me marr informata. Rrespekt Stresi”, ka shkruar Stresi në njoftimin e tij.
Mirëpo, pak kohë pas publikimit, Stresi e ka larguar këtë postim nga llogaria e tij në Instagram duke vënë edhe vetë në pikëpyetje versionin e tij të ngjarjes.
Kujtojmë se reperi shqiptar ka pak javë që është liruar nga burgu pas 8 muajsh në masë arresti. /Reporteri.net
https://www.facebook.com/180099715689705/videos/2170116856612580/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.