Gjatë qëndrimit të tij në Athinë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Në këtë shkëmbim, komisionerja evropiane i ka kërkuar Kurtit të angazhohet në depërshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës. Njëherit, Von der Leyen ka theksuar nevojën e përkushtimit në plotësim të obligimeve të parapara në dialog me Serbinë, shkruan gazeta online Reporteri.net.
”Diskutova me kryeministrin Albin Kurtin për nevojën e de-përshkallëzimit të tensioneve në veri të Kosovës, e riangazhimit në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe për të zbatimit të marrëveshjeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka njoftuar ajo.
”Është jetike të rrëzohen barrierat në rajon dhe Ballkani Perëndimor më afër BE-së”, tha tutje Von der Leyen.
I discussed with PM @albinkurti the need to de-escalate tensions in the North of Kosovo, re-engage in the EU-facilitated dialogue & implement agreements on the normalisation of relations between Kosovo & Serbia.
It‘s vital to bring down barriers in the region & the Western… pic.twitter.com/BM0Z7fjpT3
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) August 21, 2023
Nga Qeveria e Kosovës kanë dhënë detaje shtesë lidhur me këtë takim.
“Një ndër temat kryesore të këtij diskutimi ishin çështjet bilaterale mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, me theks të veçantë në zbatimin e reformave. Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor (EU Growth Plan), të prezantuar nga vetë Presidentja Von der Leyen në Bratisllavë, zbatimi i marrëveshjeve nga Tregu i Përbashkët Rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit, si dhe dialogu në Bruksel ishin ndër tema kryesore të diskutimit”.
Shefi i ekzekutivit kosovar ka theksuar se në dy muajt e fundit, nuk janë parë incidente e as protesta të dhunshme në veri të Kosovës.
“Ai kujtoi takimin e Bratisllavës me 10 korrik për de-eskalim dhe theksoi se për rreth dy muaj nuk ka asnjë incident e as protesta të dhunshme në katër komunat në veri të Kosovës, ndërkohë që kemi edhe numër të shtuar të punëtorëve në ndërtesat komunale. Kosova ka zbatuar zotimet e saj dhe është e rëndësishme që BE të largojë masat”.
Për këtë takim ka njoftuar edhe vetë kryeministri Albin Kurti, në Twitter.
“Diskutuam marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin rajonal, planin e rritjes së BE-së për BB6 dhe dialogun. Për këtë të fundit, theksova rëndësinë e zbatimit të plotë dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazë”, shkroi kryeministri në Twitter.
A pleasure to meet w/ @EU_Commission President Ursula @vonderleyen in Athens. We discussed bilateral relations, regional cooperation, the EU growth plan for WB6 & the dialogue. On the latter, I emphasized the importance of full & unconditional implementation of the Basic Agrmt. pic.twitter.com/ctd7K56dv4
— Albin Kurti (@albinkurti) August 21, 2023
Kujtojmë se Kurti po qëndron në Athinë të Greqisë me ftesë të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis. Ai pritet të jetë pjesë e një darke joformale me liderë të tjerë të Ballkanit Perëndimor. /Reporteri.net/.