Ky model ka marrë stil edhe më të mirë, nga McLaren Special Operations.
Në aktivitetin që zhvillohet këto ditë në Pebble Beach, është bërë e ditur se do të dhoshim një Lamborghini të ri, si dhe një hiper-makinë nga Bugatti, transmeton Telegrafi.
Tani bëhet e ditur, se këto ditë prezantohet edhe një McLaren GT, me disa ndryshime, në pjesën e jashtme dhe të brendshme, si dhe rritje të fuqive.
Specifikat nuk janë bërë të ditura, ndërsa mësohet se për versionin e ri ka punuar McLaren Special Operations, duke bërë që secili përfundim të jetë kryer me kujdes.
Derisa pritet të ketë kapacitet deri në 620 kuaj fuqi, shpejtësinë maksimale pritet ta ketë deri në 330 kilometra në orë, sikurse McLaren GT i tanishëm.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.