Reperja nga Prizreni, Doruntina Shala – Tayna, ditë më parë publikoi këngën e re “Bye Bye” në bashkëpunim me Dafina Zeqirin.
Ky bashkëpunim i tyre për një kohë të shkurtër është kthyer në hit dhe tashmë në YouTube ka grumbulluar mbi katër milionë klikime.
Gjatë ditës së sotme (e enjte), 22-vjeçarja ka ndarë një postim në Instagram, përmes të cilit tregon se do sjellë edhe projekte të tjera.
“E mbyti çdo verë. Vitin e kaluar ‘Columbiana’, kete verë ‘Bye bye’. Çfarë është me radhë? Ata thanë koha ime është e gjatë”, ka shkruar mes të tjerash ajo në postimin e saj, transmeton Telegrafi.com.
Së fundmi, ajo ka arritur edhe një milion ndjekës në Instagram, për të cilët nuk heziton të shfaq gjëra të ndryshme nga përditshmëria dhe jo vetëm.
Tayna po ashtu për një vit ka publikuar edhe njëmbëdhjetë projekte, që u mirëpritën nga publiku.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.