×
  • Extra
  • Extra

    Historia që tronditi Greqinë, bën notin e parë në det pas 7 vitesh e paralizuar

    Reporteri
    15 Gusht 2019 | 19:05

    Është emocionuese dhe shpresëdhënëse imazhi i Myrto Papadomichelaki duke notuar në det shtatë vjet pas makthit që ajo përjetoi në duart e pakistanezit, Ahmed Waqas.


    Fotografia është postuar në llogarinë e saj në Facebook nga nëna e Myrtos, Maria Kotrotsou, duke shkruar: Hera e parë që noton në det pas 7 vjetësh.

    Ishte data 23 korrik 2012, kur Myrto Papadomichelaki, asokohe vetëm një adoleshente 15 vjeçare, u gjet në gjendje kome, gjysmë e zhveshur, e rrahur dhe e përdhunuar në një plazh në Paros.

    Rasti i saj tronditi mbarë opinionin publik. Vajza arriti të mbijetonte, por humbi aftësinë për të ecur dhe ushqyer.

    Shtatë vjet më vonë, ajo vazhdon luftën e saj të madhe për shërim, gjithnjë me nënën në krah.

    Ndërkohë autori i ngjarjes është dënuar me burgim të përjetshëm.

    Në rrëfimin e tij para policisë dhe gjykatës, pakistanezi pati deklaruar se gjithçka nisi për ti grabitur celularin.

    Por pasi vajza ka bërë rezistencë, ai e ka goditur në kokë me një copë shkëmbi në kokë, duke e lënë pa ndjenja.

    Më pas edhe e ka përdhunuar.

    Pas ngjarjes, pakistanezi i cili ishte punëtor sezonal në ishull, tentoi të arratisej duke u larguar drejt Athinës por u arrestua.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!