Me ardhjen e verës, Kosova gjallërohet nga numri i madh i mërgimtarëve të cilët vendosin që pushimet e tyre të verës t’i kalojnë me bashkatdhetarët e tyre.
Mirëpo, jemi dëshmitarë se gjatë muajve të verës shtohet edhe numri i madh i aksidenteve dhe kaosi në trafik, shkuan Reporteri.net.
Në media shpesh shohim lajme për mërgimtarët, të cilët gjatë javëve në Kosovë, vendosin të anashkalojnë rregullat që vlejnë në komunikacion. E për këtë shpeshherë arsyetimi është: “as ju nuk i respektoni rregullat, pse ta bëjmë ne?”
Lidhur me lajmet e shumta për shkeljet që veturat me targa të huaja po bëjnë në komunikacion, ka reaguar edhe një mërgimtar, i cili ka vendosur që përmes një videoje të paraqes shkeljet që bëhen nga vetë kosovarët.
Ai ka dalë në një nga qytetet e Kosovës dhe ka evidentuar shkeljet që shoferët e veturave me targa të Kosovës kanë bërë gjatë parkimit. Lidhur me këtë ai ka “shpërthyer” edhe në ofendime, duke i quajtur lopë, gomerë e ofendime të tjera.
“Fara e fëlliqtë, na përqeshin neve ausllanderave. Krejt në burg i kisha shti”, thotë ai ndër të tjera në videon e publikuar. /Reporteri.net
Shikoni videon:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.