×
  • Extra
  • Extra

    Këta janë pesë majmunët e modifikuar në embrion me gjenin e njeriut

    Reporteri
    16 Gusht 2019 | 23:20

    Shkencëtarët në Kinë kanë përdorur teknika që modifikojnë gjenet për ta bërë trurin e majmunëve më të ngjashëm me të njeriut.


    Majmunët e llojit “Resus Makak” janë bërë më inteligjentë në krahasim me të tjerët e llojit të vet, dhe treguan se kanë kujtesë më të fortë.

    Shkencëtarët kinezë modifikuan versionin njerëzor të gjenit MCPH1 dhe e futën në trupin e makakëve.

    Praktikisht, ata morën kopje të këtij gjeni të njeriut, që luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e trurit, dhe e vendosën brenda embrioneve të majmunëve nëpër një virusi që mbartte gjenin.

    Gjeni i ri bëri që truri i majmunëve të zhvillohej në një periudhë kohore që është më e ngjashme me atë të njeriut, pra, më shpejt se majmunët e tjerë.

    Por arritja shkencore pati dhe debate morale, pasi nga 11 embrionët e prekur, vetëm 5 mbijetuan për ta vazhduar eksperimentin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!