Suksesi i shqiptares me famë botërore, Bebe Rexha, është gjithmonë në rritje.
Ajo është tashmë një personazh mjaft me influencë edhe në rrjetet sociale, pasi vetëm në Instagram ka arritur së fundmi shifrën e nëntë milionë ndjekësve.
Duke i falënderuar gjithnjë për mbështetjen, Bebe Rexha i ka falënderuar fansat e saj që gjithnjë i qëndrojnë pranë, e në veçanti ata shqiptarë për të cilët thotë se janë fansat e preferuar të saj.
Këngëtarja me origjinë nga Dibra i shfrytëzon rrjetet sociale për të promovuar këngët e saj të reja, apo edhe për të sjell fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Ajo gjithashtu nuk heziton që t’i tregojë defektet dhe të metat e saj, pasi njihet për komunikimin e çiltër që ka me fansat e saj në Instagram.
Përsa i përket muzikës, “Harder” mban titullin kënga e fundit që 29-vjeçarja solli në bashkëpunim me Jax Jones, teksa është edhe e nominuar me dy projekte muzikore në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike”, në eventin e madh të ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Aëards.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.