Miley Cyrus vazhdon të jetë top-temë e medieve rozë.
Miley Cyrus së fundi i ka dhënë fund martesës me Liam Hemsworth, ndërsa tani përflitet për lidhje të re.
Pas pjesëmarrjes në festivalin “Sunny Hill” në Kosovë, këngëtarja udhëtoi drejt Italisë, ku u shoqëruar nga Katilynn Carter.
Madje, dyshja janë fotografuar duke shkëmbyer puthje pasionante në jaht, e kjo gjë bëri të nisin spekulimet se ato kanë filluar një lidhje.
Pas gjithë kësaj zhurme, Miley dhe Katilynn u fotografuan sërish bashkë, kësaj radhe bashkë me nënën e këngëtares.
Kjo gjë lë të nënkuptohet se dyshja janë në romancë të re.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.