Zvicra do të luajë sot kundër Gjeorgjisë në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020 me Xherdan Shaqirin që nuk do të ketë mundësi t’i ndihmojë Helvetikët shkaku i një lëndimi.
Xherdan Shaqiri ishte grumbulluar me Zvicrën për dy ndeshjet që do t’i luajë për kualifikimet e EURO 2020, por ylli shqiptar u lëndua dhe më pas u largua nga Kombëtarja.
Megjithatë, Shaqa me anë të Instagramit i ka uruar fat bashkëlojtarëve të tij te Zvicra për ndeshjen e sotme ndaj Gjeorgjisë.
“Shumë fat për vëllezërit e mi sot,” shkruan 27 vjeçari në Instagram.