×
  • Show Time
  • Show Time

    Producenti i njohur Timbaland do që ta ripërpunojë “Vallen e Shotës”

    Reporteri
    19 Gusht 2019 | 11:02

    Artistja e re por shumë e talentuar, Enisa, e cila po bën muzikë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka bërë një koment që ka marrë vëmendjen e producentit të njohur botëror, Timbaland.


    Enisa ka shkruar në një video ku shihet duke vallëzuar në një dasmë, se ne shqiptarët nuk bëjmë ‘twerk’, por e vallëzojmë ‘Shotën’.

    E njeriu prapa shumë hiteve të mëdha, me anë të një komenti që i ka bërë këngëtares, i shkruan duke e pyetur se cila është ajo këngë, pasi i duhet ta dijë.

    Ajo dhe shumë komentues të tjerë i janë dalë në ndihmë producentit, duke i treguar për vallen e njohur shqiptare.

    Ndërsa Enisa i shkruan se ajo do të jetë e përfshirë në projektin që Timbaland siç duket e ka në mend.

    Enisa është një këngëtare e re por me një zë shumë unik, e cila po kërkon suksesin e shumë bawsahkëvendasve të saj nlë muzikën botërore.

    E ndoshta një bashkëpunim me Timbaland do t’i hapë këtë rrugë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!