Kush i njeh Naim Abazin dhe Mihrije Brahën e di fare mirë se janë ndër çiftet më të dashura në estradë.
Janë dy personazhe, dy yje e dy fytyra të kërkuara, që jo shumë rrallë i shohim në ekranet tona.
Çifti më i njohur prej vitesh drejtojnë spektaklin më të shikuar “Odeon”, ku me prezencën e udhëheqjen e tyre u japin gjallëri, freski, e arsye më shumë ta ndjekur emisionin e tyre.
Angazhimi dhe përkushtimi me zemër ndaj profesionit e emisonit, kanë bërë që të jenë fytyra ende më të kërkuara për reklama të ndryshme.
Naimin e Mihrijen na ka rastisë që t’i shohim edhe si imazhe publicitare në kompani të ndryshme të vendit.
Kësaj radhe po i shohim në marketingun e kompanisë – të veturave, të dasmave e të ahengjeve e gëzimeve familjare.
Epo, një çift si këta siç janë të veçantë në estradën tonë, pa skandale në jetën e tyre bashkëshortore, natyrisht se e meritojnë të jenë kudo, sepse kanë bërë aq shumë që të jenë këtu, të suksesshëm e të stërpëmendrur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.