I riftuari në Kombëtaren e Kosovës, Bernard Berisha ka postuar një fotografi tejet emocionuese, dy ditë para ndeshjes së parë kualifikuese ndaj Bullgarisë.
Ylli i Akhmat Grozny ka postuar foton me një person me aftësi të kufizuara dhe shkruajtur se së paku ndeshjet tona t’i bëjnë të lumtur edhe ata me ndihmën e Zotit.
“Respekt per te gjith ju, Ne do mundohemi qe pamvarsisht se sfidat e jetes nga ni her jan shum te veshtira dhe te padrejta por shpresoi dhe dasht Zoti qe te pakten me Ndeshjet tona tju bejm te Lumtur. Ne jemi me ju”, ka shkruar Berisha.
Bernard Berisha është ftuar përsëri në ekipin e Kosovës, pas mungesës në ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve. Ai kishte minuta në miqësoren ndaj Danimarkës, e cila përfundoi baras 2-2,
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.