Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli ishte dëshmitar në dasmën e asamblistit të PDK-së në Suharekë, Rilind Krasniqit.


Dje në Suharekë asamblisti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Rilind Krasniqi i ka dhënë fund beqarisë, shkruan lajmi.net.

Asambleisti ka lidhur kurorë me Albana Gashin dhe në ceremoninë e martesës ishin prezent edhe miqtë nga politika, por ajo që befasoi çiftin ishte padyshim edhe prezenca e Kadri Veselit.

Reklamë

Krye parlamentari ishte dëshmitar në martesën e tyre dhe prezenca e tij gëzoi tej mase Rilindin dhe Albanën në këtë datë të veçantë për ta.