Kancelari gjerman, Olaf Scholz, në hapjen e takimit të Pocesit të Berlinit, ka bërë thirrje për bashkëpunim, shkruan Reporteri.net.
“Vitin e kaluar, e mbaj mend se kemi thënë se procesi i Berlinit është procesi më i mirë, për të përshpejtuar veprimet për anëtarësim në BE të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Duhet të bashkëpunojmë të gjithë”, u shpreh Scholz.
Ai ka thënë se edhe krizat në rajon kanë bërë më të nevojshme bashkëpunimin e të gjithëve.
“Edhe krizat e shumëfishta në rajon këtu në Ballkanin Perëndimor kanë theksuar nevojën urgjente për të punuar bashkë. Duhet të përfundojmë më në fund zbatimin e arritjes së marrëveshjeve. 3 marrëveshje të lëvizshmërisë janë nënshkruar, disa vende kanë nisur zbatimin. Ndikimi i këtyre marrëveshjeve është konkret. Qytetarët mund të udhëtojnë vetëm me kartë identiteti, por duhet të punojmë edhe më tej dhe t’i plotësojmë marrëveshjet”, tha Scholz.
Scholz ka bërë thirrje për bashkëpunim dhe ka ofruar ndihmën e Gjermanisë për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
Kjo është hera e parë që një takim i procesit të Berlinit organizohet jashtë kufijve të BE-së. Përveç zyrtarëve të bllokut evropianë dhe të Ballkanit Perëndimor, në samit por merr pjesë edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz./Reporteri.net