×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi

    Menaxhmenti i “Trepçës” nxjerrë disa foto nga kamerat e sigurisë: Në to shihet qartë sabotimi dhe bojkoti i punës nga punëtorët

    Reporteri
    29 Tetor 2023 | 12:10

    Ndërmarrja “Trepça” ditën e sotme ka publikuar disa pamje nga sabotimi dhe bojkotimi i punës nga ana e punëtorëve, e që sipas tyre kjo nuk është zgjidhja e problemeve.

    Në një reagim në Facebook, ndërmarrja “Trepça” thotë se nga pamjet shihen qartë hyrje dalje të pakontrolluara të punëtorëve si dhe sjellja e drekave e darkave për sabotuesit.

    Ky reagim i tyre vjen si kunderpergjigje e menaxhmentit ndërkohë që greva e minatorëve në minierën e “Trepçës” po vazhdon, ku ata kanë hyrë në ditën e gjashtë të saj. Disa prej tyre kanë kërkuar edhe ndihmë mjekësore.

    “Sabotimi dhe bojkotimi i punës nuk është zgjidhja e problemeve. Fotot më poshtë janë vetëm disa nga ato që janë marrë nga kamerat e sigurisë të Trepça Sh.A. dhe që janë vendos për të ruajtur pronën dhe sigurinë e ndërmarrjes.

    Nga këto foto shihet qartë sabotimi dhe bojkotimi i punës, hyrje dalje të pakontrolluara të punëtoreve si dhe sjellja e drekave e darkave për sabotuesit.

    Menaxhmenti i Trepça Sh.A. do të ndërmerr shumë shpejtë vendime që do të bazohen në argumente dhe fakte, të cilat do të ndihmojnë që ndërmarrja të kthehet në binarët e vet të funksionalizimit. Për Trepça Sh.A.!”, thuhet në reagim.

    Ditën e djeshme, Kryetari i Sindikatës së minatorëve, Ibrahim Jonuzi njoftoi se deri tani 24 minatorë kishin kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa bëri të ditur se kishin zhvilluar një takim me njerëz të deleguar nga qeveria, derisa theksoi se me kryeshefin dhe bordin s’kanë pasur kontakt./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!