Pas takimit me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen në konferencën e përbashkët për media tha se kryesit e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë duhet të sillen para drejtësisë, shkruan Reporteri.net.
Derisa po fliste për planin e rritjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor, presidentja e KE-së tha se “Kosova ka bërë një progres të qëndrueshëm”, derisa shtoi se “ka shumë punë për t’u bërë”.
“Plani i ri do të krijojë vende të reja pune, dhe qasjen apo hyrjen e juaj në BE”, shtoi ajo.
Von der Leyen foli gjithashtu edhe për draftin e Asociacionit, për të cilin tha se Kosova duhet ta pranojë, ndërsa në anën tjetër Serbia të pranojë njohjen de-facto.
“Të gjithë e dimë që të gjitha këto gjëra, hapa përpara e suksese vetëm nëse Kosova e Serbia do t’i normalizojnë marrëdhëniet e tyre. Ftojmë Kosovën të vlerësojë procedurën për pranimin e Asociaconit, dhe Serbia duhet të pranojë një njohje de-facto dhe dialogu i BE-së është i angazhuar në bisedime. Kjo është mënyra e vetme për të shkuar para, jo vetëm për t’ju qasur planit për rritje, por edhe një të ardhshme që Kosova do të bëhet pjesë e BE-së”, tha Von der Leyen.
E pyetur për heqjen e masave, Von der Leyen e lidhi heqjen e masave me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“De-esalimi kërkon që të dyja palët të shprehin gatishmërinë për mos eskalim. Edhe në Serbi do t’i diskutoj hapat për njohjen de-facto të Kosovës”, tha Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen./Reporteri.net/