×
  • Lajme
  • Lajme / Vizita në Kosovë

    Von der Leyen i jep fund çdo dyshimi: Nga tash mund të festojmë faktin që Kosova do të jetë pa viza nga 1 janari

    Reporteri
    30 Tetor 2023 | 19:19

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i ka dhënë “fund çdo dyshimi” nëse qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza nga një janari i vitit 2024.

    Ajo ka thënë se qysh tash mund ta festojmë liberalizimin e vizave.

    “BE-ja është e përkushtuar për një të ardhme ku të gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e Unionit tonë. Kjo është një rrugë që BE-ja dhe Kosova do të ecin së bashku. Tashmë mund të festojmë faktin që Kosova do të jetë pa viza nga 1 janari”, shkroi von der Leyen.

    Gjatë qëndrimit të saj në Kosovë, komisionerja evropiane la edhe të tjera mesazhe.

    Pas takimit me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani, Von der Leyen në konferencën e përbashkët për media tha se kryesit e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë duhet të sillen para drejtësisë

    Derisa po fliste për planin e rritjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor, presidentja e KE-së tha se “Kosova ka bërë një progres të qëndrueshëm”, derisa shtoi se “ka shumë punë për t’u bërë”.

    “Plani i ri do të krijojë vende të reja pune, dhe qasjen apo hyrjen e juaj në BE”, shtoi ajo.

    Von der Leyen: Kosova të pranojë Asociacionin, Serbia njohjen de-facto

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!