Suuuuurprizë: Pirro Çako rikthehet në muzikë me një projekt befasues, që i ka kapur fansat e tij të papërgatitur.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Pirro njoftoi se do të sjellë për projektin “Triptik”, që do të përmbajë tri këngë, “Radio në qiell”, “Tjetër njeri” dhe “Shpirt”.

“Së shpejti vjen ‘Shpirt’, kënga e parë e ‘Triptik-ut’, i cili lindi krejt natyrshëm në këtë fazë të jetës sime,” shkroi kantautori.

Reklamë


Kënga e tij e fundit është bashkëpunimi “Sekreti im” me Xhensila Myrtezajn, i publikuar katër vite më parë.