Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini, ka ndarë disa detaje interesante për veten dhe librin e saj për revistën “Viva Glamm Magazine”.
Ajo tregon se libri do të jetë gati për lexuesit në tetor . “Unë nuk mendoj se do të duhen më shumë se 5 orë për ta lexuar gjithë librin. Është gjithashtu argëtues, emocionues dhe frymëzues. Koha e e leximit do të fluturojë”, ka thënë ajo.
Angela ka zbuluar se linja qëndrore e librit është jeta e mamasë së saj, shumë e vështirë por edhe shumë frymëzuese në të njëjtën kohë.
“Thjesht imagjinoni një grua 47-vjeçare që është beqare me 2 fëmijë, që jeton në varfëri në Shqipëri pa shtëpi sepse e humbi atë. Ajo është duke luftuar me shumë probleme, ka të ardhura vetëm 60 dollarë në muaj dhe kishte 2 martesa të dështuara. Ajo bëhet një mësuese e respektuar e Universitetit në Cyrih të Zvicrës, gjen dashurinë e vërtetë të jetës së saj, merr një pagë të madhe dhe përfundimisht shpërblehet me një çmim të UNESCO-s për një projekt humanitar për gratë! A mund të gjeni justifikim tani për të punuar për ëndrrat tuaja?” , është shpreh modelja.
Ajo ka ndarë detaje të tjera me lexuesin, ku veç të tjerash ka thënë se gjëja që dashuron më shumë është e panjohura.
“Vendi i preferuar në botë është ai ku s’kam qenë kurrë. Dashuroj të panjohurën”, ka thënë Angela.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.