Këngëtarja me famë botërore, shqiptarja, Bebe Rexha, në ngjarjen “Billboard Music Awards” ka fituar çmimin kënga më e mirë e zhanrit “Dance/Electronic” me këngën “I’m Good (blue)” në bashkëpunim me yllin David Guetta, raporton DailyMail.

Rexha këtë vit është nominuar në tri kategori: “ Top-bashkëpunimi”, “Top-kënga Billboard Global” dhe “Top-kënga Dance/Electronic”.

Shqiptarja gjatë spektaklit bëri edhe një performancë për të cilën u vlerësua lartë nga kritikët dhe fansat e saj të cilët e komplimentuan nëpër rrjetet sociale.

Reklamë


Ajo është shfaqur në tapetin e kuq të ngjarjes e veshur me fustan të zi të kombinuar me një material vezullues ngjyrë argjendi të cilin e shoqëroi me doreza të gjata nga një material transparent me ngjyrë të zezë.