Kryeartikujt e mediave rozë sot janë pushtuar padiskutim me lajmin se Kiara Tito dhe Luiz Ejlli do të bëhen së shpejti prindër.
Dyshja e famshme e kanë konfirmuar këtë lajm të bukur përmes një projekti të ri muzikor kënduar nga Luiz Ejlli, “Frymë”, i cili është një dedikim për pritjen e ëmbël.
Në videon që shoqëron klipin, Luizi dhe Kiara kanë ndarë me publikun sekunce të ndryshme që nga momenti i testit të shtatzanisë deri në momentin e zbulimit të gjinisë. Sikurse kishte qarkulluar në media, Luizi dhe Kiara do të bëhen prindër të një vajze.
Luizi konfirmon shtatzëninë e Kiarës, zbulon se është vajzë – i dedikon edhe këngë
Ky lajm i çifit është komentuar masivisht nga përdoruesit e rrjeteve sociale, ku njëkoëhsisht shumë personazhe publik kanë shkruar urimet e tyre.
Ndërkohë që është komentuar gjithmonë për një prishje të marrëdhënieve mes Kiarës dhe Efit, kjo e fundit ka uruar gjithashtu moderatoren lidhur me lajmin e shtatzanisë.
“Shumë urime”, ka shkruar Efi në videon e postuar në Instagramin e Kiarës, koment të cilin e ka shoqëruar me ikonën e një zemre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.