Gjatë një koncerti të reperit Soolking në Algjeri ka ndodhur një tragjedi që ka bërë bujë të madhe në mediat ndërkombëtare.


Të paktën pesë persona kanë vdekur gjatë një rrëmuje në koncertin e reperit algjerian.

Mijëra persona shkuan në stadium për të ndjekur performancën e reperit Abderraouf Derradji, i njohur si Soolking, kur një turmë e madhe njerëzish kanë rënë nga njëra prej hyrjeve.

Reklamë

Sipas mediave lokale, 20 persona kanë përfunduar në spital. Ende nuk ka detaje të tjera rreth incidentit, por thuhet se nga pesë viktimat, ishin tre burra dhe dy gra.

https://twitter.com/Karimki04342135/status/1164705720169848833