×
  • Show Time
  • Show Time

    Asnjë urim për pritjen e ëmbël, Olta Gixhari rikthen sherrin e Luizit me Eno Popin

    Reporteri
    25 Nëntor 2023 | 14:18

    Mbrëmjen e djeshme, Olta Gixhari ka rikthyer në DWTS papritur debatin mes Luiz Ejllit dhe Eno Popit.

    Teksa njerëzit e Atalantës brohoritën dhe bënë tifo pas performancës së saj, ka ndërhyrë Olta Gixhari, e cila se edhe ajo do marrë me vete fisin e Eno Popit.

    “Ta shikoni ju kur të marr fisin e Enos këtu, mos më acaroni nervat tani. Eno hajde Eno”, tha aktorja e njohur, ndërsa prezantuesi u afrua dhe e puthi atë në faqe.

    Kujtojmë që natën e parë të DWTS i ftuar ishte Luiz Ejlli. Këngëtari pati një përplajes me Eno Popin. “Ftoj fisin e gruas tënde që të vij ta shohi filmin”, i tha Luizi-Enos, duke i kthyer batutën që kishte bërë një ditë më parë për fisin e gruas së Luizit.

    Vlen për tu theksuar fakti, se Olta Gixhari është ndër të vetmet ish-banore të BBV e cila nuk ka lënë pas inatet dhe nuk ka bërë asnjë urim, të paktën publik për lajmin e ëmbël se Luizi dhe Kiara do të bëhën prindër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!