Nora Istrefi dhe Robert Berisha i kanë dhënë fund lidhjes së tyre 13-vjeçare.
Lajmi për ndarjen e tyre bëri bujë të madhe, aq sa kishte bërë bujë lajmi për ndarjen e Bleros dhe Teuta Krasniqit, shkruan Reporteri.net
Ishte Roberti ai që përmes një postimi nuk ka dashur të lë vend për spekulime dhe ka konfirmuar se çifti janë ndarë tash e një kohë.
Por, çifti ka lënë pas shumë gjëra për t’u komentuar.
Njëra ndër gjërat që pritet të komentohet ditët e ardhshme, padyshim është edhe dikur kënga e Norës, ‘Baby Jem’, në klip me Robertin ku këngëtarja shfaqet nudo.
Momentin e gjeni në minutën: 03:05.
Padyshim që, këto detaje pritet të ndikojnë në karrierën dhe jetën personale të Nora Istrefit, por se a do të kthehen në kokëçarje për të kjo pritet të shihet në të ardhmen.
Tashmë flitet se ajo mund edhe ta fshijë këtë këngë nga Youtube, por gjithçka pritet të mësohet në ditët në vazhdim kur Nora Istrefi të rrëfejë për këtë ngjarje./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.