Në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë vetëm në tri ditët e para që pas liberalizimit të vizave kanë udhëtuar afër 32 mijë qytetarë, shkruan Reporteri.net.
Këtë vit, karahasur me periudhën e njëjtë vitin e kaluar, numri i udhëtarëve është rritur për 11 mijë e 742.
Kështu ka bërë të ditur Valentina Gara, zëdhënëse e Aeroportit të Prishtinës.
“Vetëm në tri ditët e para të janarit 2024 është rritur për mbi 10 mijë, numri i udhëtarëve, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Nga 1 Janari deri me 3 janar 2023, kanë qenë 20 mijë e 163 udhëtarë. Ndërkaq nga 1-3 janar 2024, janë 31 mijë e 905 udhtarë. Që i bie 11 mijë e 742 udhëtarë më shumë”, ka thënë Gara për Reporteri.net.
Sa i përket lëvizjes lirshëm pa viza, qëndrimi në zonën Shengen nuk mund të zgjasë më shumë se 90 ditë, brenda periudhës 180 ditore.
Gjithashtu qytetarët nuk kanë të drejtë pune, pasi për punë duhet vizë tjetër.
Edhe studimet e rregullta nuk mundësohen, sepse ajo tejkalon 90 ditëshin./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.