×
  • Lajme
  • Lajme / Ushtri

    Çfarë janë dhe për çka shërbejnë raketat Javelin, anti-tanket e SHBA’së që Ukraina i përdori kundër autoblindave ruse

    Reporteri
    11 Janar 2024 | 16:11

    Shtetet e Bashkuara kanë pranuar kërkesën e Kosovës për të blerë raketa kundërtanke, Javelin, i tha ambasadori amerikan në Beograd, Christofer Hill, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit të tyre në Beograd më 11 janar.

    Departamenti amerikan i Shtetit do ta dërgojë kërkesën e Kosovës në Kongresin amerikan, me çka fillon procedura zyrtare, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Presidenca serbe.

    Vuçiq tha se ky lajm është një zhgënjim i madh, por që Serbia, së bashku me SHBA-në do të punojnë në ruajtjen e raporteve serbo-amerikane.

    “Për ne, është shumë e rëndësishme që paqja në rajon të mos prishet dhe që Serbia të vazhdojë të veprojë në mënyrë të përgjegjshme dhe të kontribuojë në stabilitetin në Ballkan”, tha presidenti serb.

    Çfarë janë dhe për cka shërbejnë raketat Javelin, anti-tanket e SHBA’së që Ukraina i përdori kundër autoblindave ruse

    Por, çka janë raketat Javelin dhe për çka shërbejnë ato?

    Raketa prodhohet që nga viti 1994 dhe çdo herë është përmirësuar. Ushtria amerikane e përdori për herë të parë këtë raketë në Irak dhe Afganistan më 2003.

    Raketa Javelin u bë e njohur në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës. Ukraina i ka përdorur gjerësisht këto raketa për shkatërrimin e automjeteve të blinduara ruse. Përdoret edhe për shkatërrimin e tankeve.

    Ky sistem raketor drejtohet automatikisht drejt objektivit pas lëshimit. Ushtarët mund të ripozicionohen menjëherë pas lëshimit dhe mund ta ngarkojnë për gjuajtjen e radhës. Raketa ka aftësi të arrijë shpejtësinë deri në 150 metra në sekondë (540 km/h) pasi të lëshohet.

    Raketat Javelin rrallë huqin objektivin. Veprojnë në një distancë nga 65 deri në 4000 metra.

    Një raketë Javelin kushton rreth 180 mijë dollarë.

    Ushtria amerikane ka prodhuar afro 38 mijë raketa të tilla deri tash. Rreth 20 deri në 25 mijë prej tyre janë përdorur në luftëra apo aksione të ndryshme – pjesa tjetër është përdorur për testime.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!