Pas angazhimeve në turneun e saj botëror ‘Phoenix’, Rita Ora është rikthyer në Londër.
Ajo po merr pjesë në karnavalin e Notting Hill, në të cilin e gjithë vëmendja ishte në yllin kosovar, e duke qenë kështu Rita nuk ka zhgënjyer me paraqitjen.
Rita veshi një fustan prej rrjete derisa u shoqërua nga miku i saj, Vas J Morgan.
28 vjeçarja nxiti imagjinatën në veshjen e përzgjedhur duke treguar më shumë se që duhet, nën të cilin dukeshin të brendshmet e saj.
Kujtojmë që projekti i fundit i Ritës është ‘Ritual’ në bashkëpunim me Jonas Blue.


