×
  • Show Time
  • Show Time

    Këngëtari kosovar ankohet se fëmijët e lagjes i hynë në pishinën e shtëpisë kur ai nuk ishte aty, publikon videon

    Reporteri
    28 Gusht 2019 | 13:37

    Këngëtari Labinot Rexha e ka bërë një reagim në profilin e tij në Facebook, duke alarmuar për një gjë më të thjeshtë në dukje.


    Ai ka përdorur fjalë mjaft të ashpra ndaj komshinjëve, vetëm se fëmijët e lagjes u futën ne pishinën e shtëpisë fshehurazi, shkruan Reporteri.net.

    “Kurrë shtëpinë s’duhet të bësh, nese kojshitë nuk i ke të mirë dhe të edukuar. Por fati i mirë që egzistojnë kamera dhe sigurimi po ashtu dhe policia. Mere me mend sa gjëra janë vjedhur në shtëpitë tona dhe hajni është jetim! Shikoni këta fëmijë, nuk janë fëmijë por çdo kush ka 15 vjet dhe me shumë, sikur mu konë në bashqe të babës!”, ka thënë këngëtari, teksa ka publikuar videon ku shihen fëmijët teksa lahen.

    Madje, ai ka shkuar aq larg, duke pyetur edhe për edukatën e prindërve të tyre.

    “Ku është edukata e prindërve!”, ka pyetur Rexha.

    Sidoqoftë, duket se këngëtari është rritur në një ambient krejt tjetër, pasi dihet se fëmijët e kosovarëve gjithmonë kanë bërë probleme të tilla të vogla, si vjedhja e pemëve të komshiu./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!