×
  • Show Time
  • Show Time

    Banorja e Big Brother Vip Albania: Kam qenë në lidhje me një artist të njohur nga Kosova

    Reporteri
    30 Janar 2024 | 9:43

    Gjatë një bisede të zhvilluar me aktorin Olsi Bylyku, banorja Sara Gjordeni, ka rrëfyer për ish partnerin.

    Olsi e pyeti Sarën se si e mendon jetën me Bardhin, me të cilin ka shprehur pëlqim brenda këtij reality shou, ndërsa Sara tha se e ka një eksperiencë me një artist nga Kosova.

    Ndonëse nuk dha më shumë detaje, bukuroshja shqiptare shtoi se ka qenë në lidhje me një artist të suksesshëm.

    Pjesë nga biseda e tyre:

    Olsi: O zemra, po si e ke mendu jetën tënde me Bardhin, e kam seriozisht?Si e mendon lidhjen me një artist.

    Sara: Kam qenë me dikë, kam pasur një lidhje të gjatë por kam qenë shumë e re. Ishte shumë i suksesshëm.

    Olsi: I Shqipërisë apo i Kosovës.

    Sara: I Kosovës.

    Olsi: Si ishte jeta.

    Sara: Shumë e qetë. Unë jam shumë besnike në lidhje, nuk e kam problem distancën. Gjithçka vendoset në fillim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!