Reperja nga Prizreni, Tayna, është ndër këngëtaret më të pëlqyera në estradën shqiptare.
Ajo brenda një kohe të shkurtër ka bërë mijëra fansa.
Të shumtë ata që i komentojnë Taynas sapo ajo bën një postim në rrjetet sociale, shkruan Reporteri.net.
Në pamundësi t’u përgjigjet të gjithëve që i shkruajnë, Tayna ka gjetur një mënyrë të mirë të mbetet në paqe me fansat.
Ajo përmes një postimi në Instagram u ka kërkuar falje publikisht atyre që nuk mund t’u kthej mesazhet e nuk mund t’i shoh ato çfarë i shkruajnë. /Reporteri.net/.
