×
  • Show Time
  • Show Time

    Ish-opinionistja akuzon Vëllain e Madh për mbështetje të këtyre banoreve

    Reporteri
    31 Janar 2024 | 7:30

    Balina Bodinaku, ish-opinioniste në “Big Brother Vip 1”, me sa duket e ndjek rregullisht edhe sezonin e tretë.

    Ajo ka dhënë opinionin e saj në lidhje me banorët e këtij viti dhe sjelljet e tyre të papërshtatshme me njëri-tjetrin.

    Balina ka vënë theksin tek fjalori i Ilnisës dhe Rozës për Riken dhe Ledjonën.

    Në një shkrim në Instastory ajo kërkon pezullimin, madje edhe përjashtimin e tyre nga shtëpia.

    “Si sjella e Ilnisës ashtu edhe ajo e Rozës, përveç se të përsëritura, janë sjellje të toleruara dhe inkurajuara nga Vëllai i Madh. Mendoj se loja nuk do prishej aspak nga penalizimi deri dhe në përjashtim, nëse do jetë e nevojshme, e kujtdo që nga ajo shtëpi shpërndan kaq shumë urrejtje. Krejt e kundërta. Do ta çonte Bigun në krejt nivel tjetër”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!