×
  • Show Time
  • Show Time

    E konfirmuar: Ish-i dashuri i banores së BBVA 3, hyn të martën si banori më i ri i “Big Brother VIP”

    Reporteri
    04 Shkurt 2024 | 17:31

    Këngëtari Endrik Beba do të jetë banori më i ri i “Big Brother VIP 3”, që do të hyjë në shtëpi të martën.

    Artisti u prezantua sot në “Fan Club”.

    “Jam shumë i lumtur që jam në Fan Club para se të hyj, jo pasi të dal. Dua të ndryshoj jetën time. Është një nga momentet e mia që të tregoj se kush jam”, tha ai, duke zbuluar më tej se me një nga banoret, Sara Gjordeni, ka pasur një histori dashurie në vitin 2015.

    Ndryshe, reperi i njohur shqiptar, Bardhi, dhe modelja Sara Gjordeni, duket se gjithnjë e më shumë po afrohen me njëri-tjetrin.

    Dyshja, ndonëse ende nuk e kanë bërë hapin e madh për të qenë çift, ndjehen mirë teksa qëndrojnë shumicën e kohës bashkë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!