×
  • Show Time
  • Show Time

    Arbana Osmani “thumbon” Ledionin, pasi ai tha se mbase vitin tjetër s’e prezanton Big Brother VIP Albania?

    Reporteri
    13 Shkurt 2024 | 23:55

    Në një lëvizje të papritur gjatë spektaklit të martës të Big Brother VIP Albania 3, prezantuesi Ledion Liço ndërhyri në dinamikën e lojës duke i dhënë një informacion nga jashtë njërit prej banorëve të shtëpisë, Romeo Veshaj.

    Pavarësisht rregullave të caktuara, Ledion i komunikoi Romeos se shoku i tij, Elvis Myrta, i sapo-eliminuar nga shtëpia, tashmë është pjesë e stafit në emisionin “Më lër të flas” në Top Channel – një program të cilin Romeo dhe vëllai i tij Donaldi janë pjesë.

    I shkurtër në kohë për të dhënë një informacion aq ndikues, Liço foli me një qetësi natyrore: “Po e them këtë se mbase nuk e prezantoj unë vitin tjetër”, e duke shënuar një moment të vetëdijshëm të thyerjes së rregullave të spektaklit.

    Vetëm pak minuta pas kësaj deklarate, Arbana Osmani, prezantuesja e dy edicioneve të mëparshme të Big Brother VIP Albania, postoi në InstaStory-n e saj një mesazh enigmatik: “E di, e di :)”.

    Ky postim ka shkaktuar reagime në rrjetet sociale, me fansat që kanë nisur të spekulojnë se postimi i saj mund të jetë një thumb i hapur i drejtuar kundër Ledion Liços, i cili mori rolin e saj si prezantues për sezonin e tretë.

    Ndërkohë që Ledion Liço ka sjellë një stil të ri dhe një energji të veçantë në moderimin e Big Brother VIP Albania, Arbana ka mbetur e dashur për publikun për qasje dhe prezencën e saj të ngrohtë në edicionet e kaluara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!