Këngëtari i njohur kosovar, Naser Berisha ka rrëfyer jetën e tij muzikore dhe atë politike.
Ai ka treguar se karrierën e tij muzikore e ka ndërtuar nga mërgimi, ndërsa është ndalur për të folur është për politikë.
Këngëtari njihet si përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se Albin Kurti dhe Glauk Konjufca kanë qenë shpesh në shtëpin e tij në Gjermani dhe kanë fjetur tek ai.
“Albini e Glauku kanë qenë me flejtë edhe te unë”, ka thënë këngëtari Berisha në Kanal10.
Në këtë intervistë, këngëtari i hiteve “A me kujton” dhe “Do të doja”, ka thënë edhe se herët e kishte kuptuar se ka lindur për muzikë. Madje, Berisha ka treguar një detaj interesant për këngën e tij hit “Do të doja”.
Këngëtari ka treguar se kjo këngë është shkruar në vitin 1992, ndërsa është publikuar 10 vite me vonë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.