Mbrëmë ishte spektakli i Big Brother VIP Albania ku ishte Endriku ai që u eleminua nga televotimi i fundit, shkruan Reporteri.net.

Po gjatë spektaklit u hap dhe një televotim për tre banorët e preferuar.

Publiku zgjodhi si më të mirët e momentit: Heidin, Julin dhe Ledjonën.

Reklamë

Por nuk mbaroi me kaq, pasi këta të tre duhej të zgjidhnin nga dy emri secili për t’i dërguar në nominim.

Në nominim për këtë javë shkuan: Romeo, Egla, Graciano, Ilnisa, Roza dhe Meritoni.