Ilira Gashi është nderuar me ‘New faces award music’.


Mbrëmjen e kaluar në Dusseldorf të Gjermanisë është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve nga revista Bunte ‘New faces award music’.

Ky çmim i dedikohet gjeneratës së re të industrisë muzikore ku triumfuese doli shqiptarja Ilira Gashi.

Reklamë

Këngëtarja ka arritur që me vokalin e saj të shquar të mposhtë konkurrencën e fortë nga Malikk Harris dhe Lotte që të fitoj votat nga juria për tu zgjedhur fituese në këtë edicion.

Fitimi i ‘New faces award music’ është një tjetër hap i madh nga Ilira drejt tregut ndërkombëtar.