Gjatë një bisede me banorët, Romeo ka treguar benefitet e të qenit binjakë. Ai tregon se Donaldi shumicën e rasteve ka marrë dokumentet e tij të identifikimit dhe ai po ashtu ka bërë të njëjtën gjë. Romeo rrëfen madje se edhe patentën Donaldi e ka marrë pasi ka dalë nga “BBV1”.
Romeo: Donaldi patentën e ka marrë pasi doli nga Big Brother.
Fation: Domethënë ka qenë me patentën tënde?
Romeo: Po, me patentën time dhe pasaportën time. Shkoja në bankë dhe jepja kartën e identitetit të Donaldit, më vinte mandati. Aty duhet të shkruaja Donald Veshaj, unë nisja të shkruaja R…
Po ndonjë gjë tjetër keni ngatërruar?
Kjo situatë ka shkaktuar shumë të qeshura tek banorët, të cilat filluan të hamendësonin se si askush nuk e kishte vënë re këtë gjë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.